Hulumtime

Hulumtimi i mediave dhe komunikimeve

Instituti për Media dhe Analitikë IMA nga Shkupi zbaton hulumtime cilësore mediatike – në TV, radio, media të shkruara, elektronike dhe sociale.

Themeluesit dhe bashkëpunëtorët e Institutit për Media dhe Analitikë IMA nga Shkupi kanë përvojë të gjerë në lloje të ndryshme të hulumtimit mediatik, bazuar në monitorimin cilësor të mediave dhe analiza kuantitative dhe/ose kualitative.

Themeluesit dhe bashkëpunëtorët e IMA janë autorë të hulumtimeve të shumta mediatike për nisma dhe aktivitete specifike qytetare, për ngjarje dhe procese demokratike, për raportim etik në media, kërkime gjinore, për diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes në media, për dezinformatat dhe lajmet e rreme, për propagandën politike, për mbulimin mediatik gjatë zgjedhjeve, hulumtime dhe profilizime të audiencës, kërkime mbi ndikimin mediatik të rrjeteve sociale, etj.