Monitorimi i mediave dhe komunikimeve
Instituti për Media dhe Analitikë IMA nga Shkupi zbaton monitorim cilësor të mediave të shkruara, elektronike dhe sociale, në përputhje me standardet profesionale.
Themeluesit e Institutit për Media dhe Analitikë IMA nga Shkupi kanë përvojë shumëvjeçare në lloje të ndryshme të monitorimit të mediave:
- Monitorim i rregullt ditor i mediave dhe komunikimeve publike
- Monitorim tematik ose i fokusuar i mediave dhe komunikimeve publike
- Monitorim mediatik i nismave dhe aktiviteteve qytetare, ngjarjeve dhe proceseve demokratike
- Monitorim i mediave dhe komunikimeve publike gjatë zgjedhjeve apo referendumeve
- Monitorim i raportimit etik në media, nga aspekti i respektimit të Kodit të Gazetarëve
- Monitorim i mediave dhe komunikimeve publike nga perspektiva gjinore
- Monitorim i diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në media dhe komunikimet publike
- Monitorim i dezinformatave dhe lajmeve të rreme në media dhe komunikimet publike
- Monitorim i propagandës politike dhe reklamave politike në media
- Monitorim mediatik i reklamuesve komercialë dhe komunikimeve të biznesit
- Monitorim i komunikimeve dhe ndikimit në rrjete sociale
Themeluesit e Institutit për Media dhe Analitikë IMA nga Shkupi kanë përvojë shumëvjeçare profesionale në monitorimin e mediave dhe analizën e komunikimeve politike, e cila përfshin zhvillimin e metodologjisë së monitorimit të mediave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe monitorim të mediave dhe metodologji për më shumë organizata mediatike, hulumtuese dhe organizata të shoqërisë civile.