Lufta kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes
Asociacioni i qytetarëve INSTITUTI PËR MEDIA DHE ANALITIKË IMA nga Shkupi angazhohet për kulturë të komunikimit pa gjuhë të urrejtjes, diskriminim dhe dhunë.
Instituti për Media dhe Analitikë – IMA lufton diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes në media dhe komunikimin publik përmes:
- monitorimit, identifikimit dhe alarmimit të rasteve të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media dhe komunikimet publike
- rritjes së ndërgjegjësimit publik për dëmshmërinë e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media dhe komunikimet publike
- ofrimit të ndihmës juridike për viktimat e gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut në komunikimet publike
- Iniciativave qytetare për forcimin e mekanizmave për mbrojtjen nga gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi
- forcimit të zërit të viktimave të gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut në komunikimet publike