Shoqata qytetare INSTITUTI PËR MEDIA DHE ANALITIKE IMA nga Shkupi i realizon këto qëllime:
- Promovimi i demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe të drejtës së lirisë të shprehjes, e cila nënkupton shprehje të përgjegjshme në media dhe në publik që nuk cenon të drejtat e të tjerëve;
- Avancim i komunikimeve publike dhe i kulturës së komunikimit në media dhe në rrjetet sociale;
- Zhvillimi i të menduarit kritik dhe debatit në media dhe më gjerë, për tema me interes më të gjerë publik dhe shoqëror;
- Promovimi i shkrim-leximit mediatik (edukimit mediatik), gazetarisë profesionale dhe etike, si dhe kulturës së komunikimit etik në mediat sociale;
- Monitorim, analizë, rekomandime dhe aksione kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media dhe në rrjetet sociale;
- Monitorimi, analiza, rekomandime dhe aksione në rastet e shkeljeve të të drejtave tjera të njeriut në fushën e komunikimit publik;
- Promovimi i pluralizmit kulturor, respektimi i dallimeve dhe interkulturalizmit në media dhe shoqëri;
- Promovimi dhe avancimi i standardeve profesionale dhe avancimi i mjeteve për monitorim mediatik dhe analizë të mediave;
- Krijimi i mjeteve mediatike për komunikim publik, të cilat do të avancojnë kulturën e komunikimit pa gjuhë të urrejtjes, diskriminim, dhunë dhe ndikime të dëmshme të propagandës dhe do të forcojnë zërin e viktimave të të drejtave të njeriut në komunikimet publike;
- Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe të drejtën e lirisë së shprehjes pa gjuhë të urrejtjes, diskriminim, dhunë dhe ndikime të dëmshme të propagandës si dhe shkeljeve tjera të të drejtave të njeriut në komunikimet publike;