Panel-diskutim i IMA për polarizimin etnik në media dhe komunikimin publik gjatë zgjedhjeve

“Polarizimi etnik në mediat dhe komunikimin publik gjatë proceseve zgjedhore” është tema e panel-diskutimit të Institutit për Media dhe Analitikë IMA, i cili do të mbahet nesër (11.06. 2024, e martë) në Europe House në Shkup, me fillim në ora 12.

Në panel diskutimin do të flasin: prof. dr. Mirjana Maleska – profesoreshë universitare e shkencave politike, prof. dr. Sefer Tahiri – profesor universitar i gazetarisë dhe shkencave të komunikimit, dhe Zharko Trajanoski – drejtues i hulumtimeve në IMA, të cilët do të prezantojnë analizat që janë pjesë e publikimit të IMA-s për këtë temë.

Pas prezantimeve të panelistëve, është planifikuar diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.