Më 2 tetor 2026, në ora 12 në Qendrën Sociale dhe Kulturore Jadro në Shkup do të prezantohet “Monitorimi bazë i mediave (prill – qershor 2026) i komunikimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe gjashtë njësive të vetëqeverisjes lokale, si dhe i raportimit mediatik për kulturën lokale”, i përgatitur nga Milla Stamenova Burns dhe Petrit Saraçini.
Raporti i monitorimit është pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit “Puna kreative, vlerë publike: Avokimi për politika të drejta në sektorin e pavarur të kulturës”, të zhvilluar nga Jadro – Shoqata e Skenës së Pavarur Kulturore, në bashkëpunim me Institutin për Media dhe Analitikë IMA.
Raporti paraqet rezultatet e monitorimit bazë të komunikimit publik të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe gjashtë njësive të vetëqeverisjes lokale: Qytetit të Shkupit dhe komunave të Tetovës, Strugës, Manastirit, Kavadarit dhe Strumicës, si dhe të raportimit mediatik mbi temën“kulturë” gjatë periudhës nga 1 prilli deri më 30 qershor 2026.
Hulumtimi paraqet një analizë kuantitative dhe kualitative të njoftimeve dhe publikimeve që promovojnë aktivitetet institucionale, vizitat zyrtare, ngjarjet publike dhe aktivitetet kulturore. Gjetjet e raportit shqyrtojnë se si organizimi dhe mbështetja financiare e programeve, festivaleve dhe ngjarjeve kulturore nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe gjashtë njësitë e vetëqeverisjes lokale pasqyrohen në komunikimin e tyre publik – veçanërisht në ueb-faqet zyrtare dhe kanalet e mediave sociale – si dhe mënyrën se si mediat online raportojnë për temën “kulturë” dhe aktivitetet e skenës së pavarur kulturore.
Gjetjet e hulumtimit nga ky raport monitorimi do të prezantohen nga autorët Milla Stamenova Burns dhe Petrit Saraçini nga IMA, ndërsa Darko Aleksovski nga Jadro – Asociacioni do të japë një pasqyrë të shkurtër të projektit dhe të kornizës në të cilën po zbatohet ky aktivitet.
Prezantimi i Monitorimit bazë të mediave (prill – qershor 2026) realizohet në kuadër të projektit “Puna kreative, vlerë publike: Avokimi për politika të drejta në sektorin e pavarur të kulturës”, i cili është aktivitet në kuadër të projektit Culture for Development (Kulturë për Zhvillim) i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, të zbatuar nga Heartefact Fund.


