Për iM@ - INSTITUTI PËR MEDIA DHE ANALITIKË
Misioni i Shoqatës Qytetare INSTITUTI PËR MEDIA DHE ANALITIKË
Misioni
IMA nga Shkupi i realizon këto qëllime
Qëllimet
– Avancim i komunikimeve publike dhe i kulturës së komunikimit në media dhe në rrjetet sociale;
– Zhvillimi i të menduarit kritik dhe debatit në media dhe më gjerë, për tema me interes më të gjerë publik dhe shoqëror;
Veprimtaritë përmes të cilave realizohen qëllimet e Shoqatës qytetare
Veprimtaritë
zbatim i monitorimit të mediave dhe komunikimeve publike
zbatim i hulumtimeve dhe analizave të mediave dhe komunikimeve publike
krijim dhe zhvillim i platformave mediatike dhe kanaleve të komunikimit
produksion i përmbajtjeve mediatike dhe produkteve të komunikimit
Misioni i Shoqatës Qytetare INSTITUTI PËR MEDIA DHE ANALITIKË nga Shkupi – si shoqatë qytetare joqeveritare, jopartiake, e cila praktikon lirinë e shprehjes – është avancimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit, avancimi i komunikimeve publike dhe të drejtave të njeriut, zhvillim i të menduarit kritik në media dhe më gjerë, promovimi i shkrim-leximit mediatik dhe gazetarisë etike, lufta kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe jotolerancës në media dhe në komunikimet publike, promovimi i pluralizmit kulturor në media dhe shoqëri, avancimi i standardeve profesionale në monitorim, hulumtime dhe në komunikimet publike.
Shoqata qytetare INSTITUTI PËR MEDIA DHE ANALITIKE IMA nga Shkupi i realizon këto qëllime:
- Promovimi i demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe të drejtës së lirisë të shprehjes, e cila nënkupton shprehje të përgjegjshme në media dhe në publik që nuk cenon të drejtat e të tjerëve;
- Avancim i komunikimeve publike dhe i kulturës së komunikimit në media dhe në rrjetet sociale;
- Zhvillimi i të menduarit kritik dhe debatit në media dhe më gjerë, për tema me interes më të gjerë publik dhe shoqëror;
- Promovimi i shkrim-leximit mediatik (edukimit mediatik), gazetarisë profesionale dhe etike, si dhe kulturës së komunikimit etik në mediat sociale;
- Monitorim, analizë, rekomandime dhe aksione kundër dezinformatave, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media dhe në rrjetet sociale;
- Monitorimi, analiza, rekomandime dhe aksione në rastet e shkeljeve të të drejtave tjera të njeriut në fushën e komunikimit publik;
- Promovimi i pluralizmit kulturor, respektimi i dallimeve dhe interkulturalizmit në media dhe shoqëri;
- Promovimi dhe avancimi i standardeve profesionale dhe avancimi i mjeteve për monitorim mediatik dhe analizë të mediave;
- Krijimi i mjeteve mediatike për komunikim publik, të cilat do të avancojnë kulturën e komunikimit pa gjuhë të urrejtjes, diskriminim, dhunë dhe ndikime të dëmshme të propagandës dhe do të forcojnë zërin e viktimave të të drejtave të njeriut në komunikimet publike;
- Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe të drejtën e lirisë së shprehjes pa gjuhë të urrejtjes, diskriminim, dhunë dhe ndikime të dëmshme të propagandës si dhe shkeljeve tjera të të drejtave të njeriut në komunikimet publike;
Veprimtaritë përmes të cilave realizohen qëllimet e Shoqatës qytetare INSTITUTI PËR MEDIA DHE ANALITIKË nga Shkupi janë:
- zbatim i monitorimit të mediave dhe komunikimeve publike
- zbatim i hulumtimeve dhe analizave të mediave dhe komunikimeve publike
- krijim dhe zhvillim i platformave mediatike dhe kanaleve të komunikimit
- produksion i përmbajtjeve mediatike dhe produkteve të komunikimit
- veprimtari botuese, publikime
- organizim i ngjarjeve publike, promovimeve, diskutimeve dhe debateve kritike publike, konferencave etj.
- organizim i fushatave publike
- organizim i trajnimeve dhe aktiviteteve edukative
- inkurajim i nismave qytetare dhe iniciativave të tjera