Raportuan për vdekjen e Mlladiqit në paraburgimin në Hagë, por “harruan” të shkruanin pse ishte atje?!

 

Shkruan: PETRIT SARAÇINI

Më duken interesante disa media në Maqedoni, të cilat për vdekjen e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq, raportuan se ai vdiq në paraburgimin në Hagë, nga çfarë sëmundje vuante, se Serbia kishte kërkuar që t’i pezullohej dënimi për arsye humanitare – që të kthehej në shtëpi për të vdekur i qetë – dhe se Gjykata e Hagës e kishte refuzuar kërkesën…

Shkruan për gjithçka, vetëm jo për atë se PSE Mlladiqi ishte në paraburgim në Hagë. Harruan të shkruanin se ishte kriminel lufte i dënuar, se ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në gjenocid, se kishte urdhëruar vrasjen e mijëra njerëzve dhe spastrimin etnik gjatë luftës së përgjakshme në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pastaj, disa habiten kur flas për ndikimin e “botës serbe” në botën mediatike në Maqedoni. A ka dëshmi më të madhe se kjo mënyrë se si disa media e trajtuan sot “gjeneralin” Mlladiq?

 

—

Autori është kryetar i Institutit për Media dhe Analitikë IMA.