“Poligraf”: Kush botoi informata të gabuara për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2023?

 

Rezultatet e indekseve të organizatave ndërkombëtare shpesh raportohen gabimisht, veçanërisht në mediat onlajn. I tillë është rasti me “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2023” të Transparency International që ishte aktual ditëve të fundit.

Më 30 janar 2024, portali “Plusinfo” e botoi titullin: “MË KEQ SE SHQIPËRIA DHE MALI I Zi, MË TË MIRË SE SERBIA DHE BULLGARIA? Maqedonia ka përparuar sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit”. Në tekstin e portalit thuhet: “Shqipëria ka përparuar për një pozicion dhe është në vendin e 67-të me 45 pikë indeksi. Bullgaria ka përparuar për dy vende dhe është në vendin e 98-të me 37 pikë indeksi”.

Mirëpo, nëse shikohet “Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023”, aty shkruan se Bullgaria është në vendin e 67-të e jo Shqipëria, dhe se Shqipëria është në vendin e 98-të e jo Bullgaria, siç pretendohet në tekstin e portalit.

Thënë shkurt, edhe pse është i vërtetë pohimi se Maqedonia e Veriut ka përparuar sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, nuk është e vërtetë se është më keq se Shqipëria dhe më mirë se Bullgaria, por anasjelltas.

Ky rast është shembull tipik se mungesa e kontrollit të fakteve në media mund të çojë në keqinformim të publikut. Mediat dhe gazetarët duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të kontrollojnë të dhënat para se t’i botojnë, sepse mund të hutojnë publikun dhe të humbasin besimin e tij.