“Poligraf”: Kush i transmetoi në mënyrë jokritike akuzat e pabaza të Medvedevit për “rusofobi”?

 

Disa media vazhdojnë të transmetojnë në mënyrë jokritike deklarata propagandistike nga zyrtarët rusë në lidhje me agresionin e Rusisë mbi Ukrainën.

Për shembull, më 21 prill 2024, portali Republika botoi titullin: “Medvedev për paketën e re të ndihmës së SHBA-ve për Ukrainën: Kjo është rusofobi”. Të njëjtin titull e kanë botuar edhe portali “Lokalno”, si dhe portali “Skopje1”. Edhe portali MKD.mk ka publikuar titullin: “Medvedev për pakon e ndihmës amerikane për Ukrainën: Kjo është rusofobi”.

Mirëpo, këto akuza të pabaza për “rusofobi” nuk janë asgjë e re. Kontrolluesit e fakteve nga “EU vs. Disinfo” japin më shumë shembujpërdorimit të fjalës “rusofobi” si pjesë e narrativës klasike të dezinformatave të Kremlinit.

Që në vitin 2022, edhe verifikuesit e fakteve nga Vërtetmatësi theksuan se “Akuzat për “rusofobi””, që i përhapi atëherë ambasada ruse, janë „pjesë e arsenalit propagandistik të Kremlinit…”.

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit i njeh këto akuza si pjesë e narrativave kryesore dezinformuese të Rusisë, e cila luan viktimën dhe i etiketon si “rusofobë” të gjithë ata që dënojnë agresionin e saj në Ukrainë, edhe pse ai u dënua edhe me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përndryshe, në grupin e kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës marrin pjesë mbi 50 shtete, mes të cilave është  edhe Maqedonia e Veriut. Ata ndihmojnë Ukrainën, jo për shkak të “rusofobisë”, por sepse Ukraina ka të drejtë të pakontestueshme për vetëmbrojtje kundër agresionit të jashtëm.

Prandaj, akuzat e Medvedevit për “rusofobi” mund të konsiderohen si dezinformata propagandistike. Mediat nuk duhet të përcjellin në mënyrë jokritike akuza të tilla, të cilat keqpërdoren për të justifikuar agresionin rus kundër Ukrainës.