Shkruan: PETRIT SARAÇINI
Ballafaqimi me gjuhën e urrejtjes është një nga kriteret, sipas të cilit do të matet progresi i Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kornizës negociuese me BE-në, por edhe në përmbushjen e Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë me Republikën e Bullgarisë. Ky është epilogu formal, por ambienti në të cilin u zhvillua i gjithë procesi i negociatave dhe debati publik për të ashtuquajturin “propozim francez”, Protokollin e ri dhe zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, ishte i tensionuar.
Atmosfera në të cilën u zhvillua debati publik ishte përsëri e polarizuar, plot me dezinformata dhe gjuhë urrejtjeje. Siç veçmë publikoi IMA në analizën e Zoran Bojarovskit , gjatë periudhës kur kjo temë ishte aktuale, është vërejtur një rritje e madhe, apo “shpërthim” i gjuhës së urrejtjes.
Çfarë përmbajnë dokumentet për gjuhën e urrejtjes, çfarë efekti mund të kenë mbi mediat dhe komunikimin publik?
Në Qëndrimin e përgjithshëm të takimit ministror të konferencës ndërqeveritare për përfundimin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian , gjegjësisht “propozimin francez” siç u pranua si emërtim gjerësisht nga publiku, në pikën 35, ndër të tjera, thuhet se “Maqedonia e Veriut përmes një procesi gjithëpërfshirës do të miratojë një Plan Veprimi kushtuar mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të pakicave apo komuniteteve, duke përfshirë, ndër të tjera, në fushën e mosdiskriminimit, luftimin e gjuhës së urrejtjes, arsimin, vendosjen e masave efektive, mekanizmave të raportimit dhe identifikimin e institucioneve përkatëse përgjegjëse. Zbatimi i këtij Udhërrëfyesi dhe Plani të Veprimit do të monitorohet dhe rishikohet vazhdimisht në Konferencat Ndërqeveritare gjatë gjithë procesit”.
Qëndrimi i përgjithshëm i takimit ministror të konferencës ndërqeveritare për përfundimin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pika 35
Prandaj, Maqedonia e Veriut do të ftohet të përgatisë një udhërrëfyes për kapitujt mbi sundimin e ligjit (23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe 24 – Drejtësia, liria dhe siguria). Ky udhërrëfyes do të miratohet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut bazuar në udhëzimet e dhëna në raportet e skriningut të Komisionit dhe pas një procesi transparent të konsultimit domethënës me të gjitha palët relevante, përfshirë shoqërinë civile. Udhërrëfyesi duhet të përmbajë prioritetet kryesore të reformës dhe të drejtojë negociatat e anëtarësimit në këta kapituj dhe përgatitjet për të përmbushur kërkesat e anëtarësimit.
Maqedonia e Veriut përmes një procesi gjithëpërfshirës do të miratojë një Plan Veprimi kushtuar mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të pakicave apo komuniteteve, duke përfshirë, ndër të tjera, në fushën e mosdiskriminimit, luftimin e gjuhës së urrejtjes, arsimin, vendosjen e masave efektive, mekanizmave të raportimit dhe identifikimin e institucioneve përkatëse përgjegjëse. Zbatimi i këtij Udhërrëfyesi dhe Plani të Veprimit do të monitorohet dhe rishikohet vazhdimisht në Konferencat Ndërqeveritare gjatë gjithë procesit.
Gjuha e urrejtjes përmendet edhe në Protokollin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, i themeluar në bazë të nenit 12 të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë (i cili fillimisht u botua në mediat në gjuhën maqedonase që transmetuan përmbajtjen nga agjencia bullgare BGNES). , në pikën e tretë të rendit të ditës, kapitulli I, mbi Masat që duhen marrë përpara Konferencës Ndërqeveritare për përfundimin e fazës së hapjes së negociatave të anëtarësimit:
Protokolli i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, i krijuar në bazë të nenit 12 të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, 17 korrik 2022, Sofje
Gjuha e urrejtjes
Shtetet е konfirmojnë detyrimin për të marrë masa kundër çdo lloj gjuhe të urrejtjes dhe përcaktojnë Ministritë e Punëve të Jashtme për kontakt dhe informim të institucioneve kompetente për identifikimin e përbashkët të rasteve të tilla, në mbishkrime të ndërtesave dhe monumenteve publike, përmbajtjeve në tekstet shkollore dhe programeve shkollore, si si dhe në hapësirën publike.
Shtetet do të vendosin, pa vonesë, procedurë adekuate dhe hapa konkretë për marrjen e masave të shpejta dhe efektive gjatë identifikimit të rasteve të tilla. Të dy shtetet do të marrin masa efikase për të parandaluar propagandën keqdashëse nga ana e institucioneve dhe agjencive dhe do të dekurajojnë aktivitetet e subjekteve private, që synojnë nxitjen e dhunës, urrejtjes apo aktiviteteve të tjera të ngjashme, të cilat do të dëmtonin marrëdhëniet e tyre.
Vallë është ky proces transparent dhe i qartë për të gjithë të cilëve u referohet? Cilat mekanizma dhe institucione kompetente do të veprojnë në bazë të këtyre kritereve? Cilat përkufizime do të përdoren për gjuhën e urrejtjes, a mjaftojnë dhe a zbatohen ligjet aktuale, a do të ketë ndryshime? A mund të ketë abuzime me mekanizmat për të cenuar lirinë e shprehjes? Çfarë efekti do të ketë në media, tradicionale dhe online, çfarë efekti në komunikimin përmes mediave sociale? Këto dhe dilema të tjera ishin pjesë e diskutimit publik gjatë gjithë kësaj periudhe.
Lidhur me trajtimin e gjuhës së urrejtjes në kuadër të negociatave me BE-në dhe përmbushjes së Marrëveshjes për Miqësi me Bullgarinë, kërkuam mendimin e organizatave mediatike profesionale dhe eksperte në vend.
Mbështetja e tyre për luftën kundër gjuhës së urrejtjes është me aklamacion. Njëzëri është edhe mbështetja për zbatimin e legjislacionit të vendit dhe të konventave të Këshillit të Evropës, të cilat janë të detyrueshme për vendin tonë. Mirëpo, ato shprehin disa rezerva për mënyrën e realizimit të kësaj lufte, transparencën, efikasitetin e mekanizmave ekzistues dhe mundësitë e keqpërdorimeve për të cenuar lirinë e shprehjes.
Sinadinovska: Këto vlera janë mbi të gjitha politikat ditore, nuk ka transparencë, zbatimi është brengosës
Fillimisht, në fund të qershorit 2022, kur këto çështje dhe negociatat ishin më aktuale dhe në fokus të publikut, kurse formulacionet e dokumenteve tashmë qarkullonin në media, IMA kërkoi mendim nga Katerina Sinadinovska, kryetare e Bordit Drejtues të Këshillit për Etikë në Mediat në Maqedoni, KEMM. Ajo atëherë theksoi se në lidhje me ato paralajmërime, konkretisht për atë pjesë, nuk mund të deklarohen, sepse fatkeqësisht ato përmbajtje nuk kanë ardhur nga autoritetet vendore, të cilat është dashur të jenë transparente, por nga mediat bullgare.
“Është thelbësore të dihet se në atë proces gjuha e urrejtjes duhet të përkufizohet sipas njërit prej përkufizimeve të punës të pranuara ndërkombëtarisht të termit “gjuhë urrejtjeje” (OKB, Këshilli i Evropës), sepse, nëse nuk ka korniza të tilla, është shumë e mundur të lihet vend për ta kthyer këtë në një gjueti shtrigash dhe një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Çështja është veçanërisht delikate, sepse në rastin konkret i referohet një situate të problemit të hapur me një fqinj, dhe kjo krijon nevojën absolute, natyrisht, për të futur parimin e reciprocitetit në monitorimin e këtij fenomeni, dhe kkjo nuk duhet të harrohet”, thekson Sinadinovska.
Ajo që e shqetëson Sinadinovskën, anësh aktualiteteve me integrimet evropiane, është zbatimi i rregullave ligjore për luftimin e gjuhës së urrejtjes në vendin tonë në përgjithësi, jo vetëm për Bullgarinë.
“Të gjithë jemi dëshmitarë se sidomos gjyqësori (por edhe Ministria e Punëve të Brendshme) duhet të jetë shumë më e të angazhuar, por edhe më të vetëdijshëm për rëndësinë e mirëmbajtjes së kësaj lufte. Në hijen e ngjarjeve, disi u harrua se kjo luftë është universale, qytetëruese dhe nuk ka dhe nuk duhet të ketë lidhje me Bullgarinë apo të bëhet për hir të Bullgarisë apo BE-së. Ky është detyrimi ynë gjithsesi, po aq sa është edhe i shtetit bullgar, pavarësisht nga mosmarrëveshja aktuale dhe pavarësisht – ose aq më tepër bile, që bëhet fjalë për shtet anëtar. Këto vlera janë mbi të gjitha politikë ditore, madje edhe çështjeve ndërshtetërore, sepse janë njerëzore”, thotë Sinadinovska nga KEMM në përgjigjet e saj në pyetjet e IMA-s.
Katarina Sinadinovska, KEMM, 28.06.2022
Në lidhje me ato njoftime, konkretisht për atë pjesë, nuk mund të deklarohemi, sepse fatkeqësisht ato përmbajtje nuk kanë ardhur nga autoritetet vendore, të cilat është dashur të jenë transparente, por nga mediat, edhe atë bullgare.
Është thelbësore të dihet se në atë proces gjuha e urrejtjes duhet të përkufizohet sipas njërit prej përkufizimeve të punës të pranuara ndërkombëtarisht të termit “gjuhë urrejtjeje” (OKB, Këshilli i Evropës), sepse, nëse nuk ka korniza të tilla, është shumë e mundur të lihet vend për ta kthyer këtë në një gjueti shtrigash dhe një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Çështja është veçanërisht delikate, sepse në rastin konkret i referohet një situate të problemit të hapur me një fqinj, dhe kjo krijon nevojën absolute, natyrisht, për të futur parimin e reciprocitetit në monitorimin e këtij fenomeni, dhe kkjo nuk duhet të harrohet.
Ajo që më shqetëson, anësh aktualiteteve me integrimet evropiane, është zbatimi i legjislacionit ligjor për të luftuar gjuhën e urrejtjes në vendin tonë në përgjithësi, jo për Bullgarinë. Të gjithë jemi dëshmitarë se sidomos gjyqësori (por edhe Ministria e Punëve të Brendshme) duhet të jetë shumë më e të angazhuar, por edhe më të vetëdijshëm për rëndësinë e mirëmbajtjes së kësaj lufte. Në hijen e ngjarjeve, disi u harrua se kjo luftë është universale, qytetëruese dhe nuk ka dhe nuk duhet të ketë lidhje me Bullgarinë apo të bëhet për hir të Bullgarisë apo BE-së. Ky është detyrimi ynë gjithsesi, po aq sa është edhe i shtetit bullgar, pavarësisht nga mosmarrëveshja aktuale dhe pavarësisht – ose aq më tepër bile, që bëhet fjalë për shtet anëtar. Këto vlera janë mbi të gjitha politikë ditore, madje edhe çështjeve ndërshtetërore, sepse janë njerëzore”
SHGM: Mos të lejohen abuzime, një formulim i përgjithshëm mbi gjuhën e urrejtjes mund të shkaktojë censurë
Më vonë gjatë kësaj periudhe, gjatë gushtit dhe fillimit të shtatorit 2022, për gjuhën e urrejtjes në kuadër të negociatave me BE-në dhe përmbushjes së Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë, IMA kërkoi mendimin e disa organizatave të tjera profesionale dhe eksperte të medias me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
Në përgjigjet për IMA, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) thotë se gjithmonë reagon publikisht dhe me zëshëm kur njeh gjuhë të urrejtjes që u drejtohet gazetarëve dhe mediave në vend. Një nga rezultatet, siç theksojnë ata, është vendimi i vetëm I plotfuqishëm gjyqësor në favor të SHGM-së për gjuhën e urrejtjes në mediat sociale në kontekst lokal, i sjellur në dhjetor të viti 2021. ZNM informon se me organizata të tjera partnere nga sektori i mediave, rregullisht inicojnë debate publike për rrezikun nga gjuha e urrejtjes dhe pasojat kur ajo nuk sanksionohet.
“Në rastin e trajtimit të gjuhës së urrejtjes në kuadër të negociatave me BE-në dhe përmbushjes së Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë, qëndrimi i SHGM-së është se gjuha e urrejtjes përfaqëson vepër penale pavarësisht për çfarë konteksti bëhet fjalë, kur ka shembuj të qartë të gjuhës së urrejtjes edhe institucionet duhet të tregojnë proaktivitet, pavarësisht nëse ai plasohet në mediat tradicionale, dixhitale apo sociale. Vetëm përmes një reagimi të koordinuar dhe institucional ndaj kryerësve nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të mund të bëhet një betejë efikase dhe efektive kundër gjuhës së urrejtjes.
Po ashtu, një rol të rëndësishëm në këtë segment luan edhe rregullatori i medias. Gjuha e urrejtjes mund të shkaktojë tensione në baza etnike, fetare, partiake e të tjera, sidomos kur transmetohet nga televizionet kombëtare dhe pikërisht për këtë, rregullatori i medias ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin dhe sanksionimin. Në kontekst të negociatave me BE-në, SHGM mendon se nuk duhet lejuar që disa institucione të keqpërdorin autoritetin e tyre, respektivisht të mos lejohet që një formulim i përgjithshëm i gjuhës së urrejtjes të ndikojë në lirinë e shprehjes dhe të mendimit, gjegjësisht të mos shkaktohet censurë”, thuhet në përgjigjen e SHGM për IMA.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë SHGM , 24.08.2022
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) gjithmonë reagon publikisht dhe zëshëm kur njeh gjuhë të urrejtjes që u drejtohet gazetarëve dhe punonjësve të mediave në vend. Një nga rezultatet është i vetmi gjykim i plotfuqishëm në favor të SHGM për gjuhën e urrejtjes në mediat sociale në një kontekst lokal, i cili u soll në dhjetor të vitit 2021. SHGM dhe organizatat e tjera partnere nga sektori i medias rregullisht inicojnë debate publike për rrezikun nga gjuha e urrejtjes dhe pasojat kur ajo nuk sanksionohet.
Në rastin e trajtimit të gjuhës së urrejtjes në kuadër të negociatave me BE-në dhe përmbushjes së Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë, qëndrimi i SHGM-së është se gjuha e urrejtjes përfaqëson vepër penale pavarësisht për çfarë konteksti bëhet fjalë, kur ka shembuj të qartë të gjuhës së urrejtjes edhe institucionet duhet të tregojnë proaktivitet, pavarësisht nëse ai plasohet në mediat tradicionale, dixhitale apo sociale. Vetëm përmes një reagimi të koordinuar dhe institucional ndaj kryerësve nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të mund të bëhet një betejë efikase dhe efektive kundër gjuhës së urrejtjes.
Po ashtu, një rol të rëndësishëm në këtë segment luan edhe rregullatori i medias. Gjuha e urrejtjes mund të shkaktojë tensione në baza etnike, fetare, partiake e të tjera, sidomos kur transmetohet nga televizionet kombëtare dhe pikërisht për këtë, rregullatori i medias ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin dhe sanksionimin. Në kontekst të negociatave me BE-në, SHGM mendon se nuk duhet lejuar që disa institucione të keqpërdorin autoritetin e tyre, respektivisht të mos lejohet që një formulim i përgjithshëm i gjuhës së urrejtjes të ndikojë në lirinë e shprehjes dhe të mendimit, gjegjësisht të mos shkaktohet censurë
Instituti RESIS: Është problematik zbatimi i Marrëveshjes, të respektohen detyrimet ekzistuese dhe instrumentet juridike të Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut
Dr. Snezhana Trpevska nga Instituti RESIS konsideron se si shtet anëtar i Këshillit të Evropës, vendi ynë ka marrë përsipër të respektojë dhe zbatojë të gjitha instrumentet juridike të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut – në radhë të parë Konventën Evropiane për Të Drejtat e Njeriut me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe rezolutat, rekomandimet dhe deklaratat e miratuara nga Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
“Disa dokumente kyçe të Këshillit të Evropës i referohen pikërisht çështjes së gjuhës së urrejtjes si në mediat tradicionale ashtu edhe në sferën online. Shkurtimisht, të gjitha këto dokumente detyrojnë secilin vend të krijojë një kornizë rregullative gjithëpërfshirëse ose holistike për trajtimin e gjuhës së urrejtjes, e cila duhet të përbëhet nga masa të ndryshme ligjore, rregullatore, vetërregulluese dhe një sërë masash të tjera. As për ne dhe as për Republikën e Bullgarisë, e cila është edhe anëtare e Këshillit të Evropës, nuk duhet të lindë asnjë detyrim i ri nga Marrëveshja për Miqësi. Kjo do të thotë se monitorimi, identifikimi dhe sanksionimi i gjuhës së urrejtjes në të dyja vendet duhet të bëhet si më parë, në kuadër të sistemit të vendosur të masave ligjore dhe të tjera”, vlerëson Trpevska.
Ajo thekson dy situata problematike në kontekst të zbatimit të Marrëveshjes për Miqësi:
“Së pari, futja e Ministrive të Jashtme të dy vendeve si pika “…për kontakt dhe për informimin e institucioneve kompetente për evidentimin e përbashkët të rasteve të tilla, në mbishkrime të ndërtesave dhe monumenteve publike, përmbajtjet në tekste dhe programe mësimore, si dhe në hapësirën publike.” Kjo del krejtësisht jashtë kuadrit rregullator të vendosur, aq më tepër që as kjo dhe as ndonjë ministri tjetër nuk mund të ketë autoritetin për të monitoruar, raportuar apo vepruar për cilin do rast të gjuhës së urrejtjes”, vlerësojnë në RESIS.
Së dyti, RESIS vë në dukje kompleksitetin e problemit të përcaktimit të “gjuhës së urrejtjes” në kontekst të marrëdhënieve midis dy shteteve, ose siç thonë, absurditetin dhe pazbatueshmërinë e kësaj mase, veçanërisht nëse merret parasysh përkufizimi për gjuhën e urrejtjes, i dhënë në Rekomandimin 97(20) të Këshillit të Europës, sipas të cilit gjuhë e urrejtjes janë: “…të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë urrejtjeje të ndryshme, ksenofobi, antisemitizëm apo forma të tjera të urrejtjes të bazuara në jotolerancë, duke përfshirë jotolerancën e shprehur përmes nacionalizmit dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminimit dhe armiqësisë ndaj pakicave, emigrantëve dhe njerëzve me origjinë migrante.”
“Për shembull, vallë është dhe si është e mundur që një shtet përmes kornizës rregullatore të vendosur të sanksionojë emanimin sistematik të nacionalizmit apo etnocentrizmit që buron nga institucionet dhe politikanët e tij dhe i drejtohet popullit të një shteti tjetër? Për më tepër, a është e mundur dhe si është e mundur që shteti tjetër, përmes kornizës së vendosur rregullative, të sanksionojë pakënaqësinë masive, jotolerancën, përfshirë gjuhën e urrejtjes, e cila është reagim ndaj jotolerancës dhe nacionalizmit të shtetit të parë?”, pyet Trpevska.
Dr. Snezhana Trpevska, Instituti RESIS , 29.08.2022
Si shtet anëtar i Këshillit të Evropës, vendi ynë ka marrë përsipër të respektojë dhe zbatojë të gjitha instrumentet juridike të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut – në radhë të parë Konventën Evropiane për Të Drejtat e Njeriut me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe rezolutat, rekomandimet dhe deklaratat e miratuara nga Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Disa dokumente kyçe të Këshillit të Evropës i referohen pikërisht çështjes së gjuhës së urrejtjes si në mediat tradicionale ashtu edhe në sferën online. Shkurtimisht, të gjitha këto dokumente detyrojnë secilin vend të krijojë një kornizë rregullative gjithëpërfshirëse ose holistike për trajtimin e gjuhës së urrejtjes, e cila duhet të përbëhet nga masa të ndryshme ligjore, rregullatore, vetërregulluese dhe një sërë masash të tjera. As për ne dhe as për Republikën e Bullgarisë, e cila është edhe anëtare e Këshillit të Evropës, nuk duhet të lindë asnjë detyrim i ri nga Marrëveshja për Miqësi. Kjo do të thotë se monitorimi, identifikimi dhe sanksionimi i gjuhës së urrejtjes në të dyja vendet duhet të bëhet si më parë, në kuadër të sistemit të vendosur të masave ligjore dhe të tjera.
Ajo që është problematike në kontekstin e zbatimit të Marrëveshjes për Miqësi me Republikën e Maqedonisë është:
(1) Së pari, futja e Ministrive të Jashtme të dy vendeve si pika “…për kontakt dhe për informimin e institucioneve kompetente për evidentimin e përbashkët të rasteve të tilla, në mbishkrime të ndërtesave dhe monumenteve publike, përmbajtjet në tekste dhe programe mësimore, si dhe në hapësirën publike.” Kjo del krejtësisht jashtë kuadrit rregullator të vendosur, aq më tepër që as kjo dhe as ndonjë ministri tjetër nuk mund të ketë autoritetin për të monitoruar, raportuar apo vepruar për cilin do rast të gjuhës së urrejtjes;
2) Së dyti, kompleksiteti I problemit të përcaktimit të “gjuhës së urrejtjes” në kontekst të marrëdhënieve midis dy shteteve, ose absurditeti dhe pazbatueshmëria e kësaj mase, veçanërisht nëse merret parasysh përkufizimi për gjuhën e urrejtjes, i dhënë në Rekomandimin 97(20) të Këshillit të Europës, sipas të cilit gjuhë e urrejtjes janë: “…të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë urrejtjeje të ndryshme, ksenofobi, antisemitizëm apo forma të tjera të urrejtjes të bazuara në jotolerancë, duke përfshirë jotolerancën e shprehur përmes nacionalizmit dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminimit dhe armiqësisë ndaj pakicave, emigrantëve dhe njerëzve me origjinë migrante.” Për shembull, vallë është dhe si është e mundur që një shtet përmes kornizës rregullatore të vendosur të sanksionojë emanimin sistematik të nacionalizmit apo etnocentrizmit që buron nga institucionet dhe politikanët e tij dhe i drejtohet popullit të një shteti tjetër? Për më tepër, a është e mundur dhe si është e mundur që shteti tjetër, përmes kornizës së vendosur rregullative, të sanksionojë pakënaqësinë masive, jotolerancën, përfshirë gjuhën e urrejtjes, e cila është reagim ndaj jotolerancës dhe nacionalizmit të shtetit të parë?
IMM: Dispozitat nuk do të ngrohin marrëdhëniet, detyrimet janë asimetrike, është e pamundur të zbatohen në praktikë
As nuk do të “ngrohen” marrëdhëniet mes dy vendeve, nëse ky është qëllimi i këtyre dispozitave të Marrëveshjes, e as nuk është e mundur të zbatohen në praktikë, para së gjithash sepse detyrimet mes dy vendeve janë asimetrike, ndërsa qëndrimet zyrtare të Republikës së Bullgarisë, e cila mohon gjuhën dhe kombin maqedonas, mund të cilësohet si gjuhë e urrejtjes, thotë Biljana Petkovska, drejtoreshë e Institutit Maqedonas për Media, në pyetjet e dërguara nga IMA.
“Gjithashtu, zbatimi i dispozitave të marrëveshjes nuk duhet të interpretohet në një mënyrë që mund të përfaqësojë censurë të veprave të kaluara dhe të ardhshme të artit, kulturës dhe letërsisë. Moszbatimi eventual do të jetë vetëm në dëm të vendit tonë, gjë që mund të kontribuojë të shtyhet fillimi i negociatave të vendit me BE-në në pafundësi”, paralajmëron nga IMM.
Biljana Petkovska, Instituti Maqedonas për Media , 5 shtator 2022
As nuk do të “ngrohen” marrëdhëniet mes dy vendeve, nëse ky është qëllimi i këtyre dispozitave të Marrëveshjes, e as nuk është e mundur të zbatohen në praktikë, para së gjithash sepse detyrimet mes dy vendeve janë asimetrike, ndërsa qëndrimet zyrtare të Republikës së Bullgarisë, e cila mohon gjuhën dhe kombin maqedonas, mund të cilësohet si gjuhë e urrejtjes.
Gjithashtu, zbatimi i dispozitave të marrëveshjes nuk duhet të interpretohet në një mënyrë që mund të përfaqësojë censurë të veprave të kaluara dhe të ardhshme të artit, kulturës dhe letërsisë. Moszbatimi eventual do të jetë vetëm në dëm të vendit tonë, gjë që mund të kontribuojë të shtyhet fillimi i negociatave të vendit me BE-në në pafundësi
Metamorfozis: Trajtim sipas standardeve të Këshillit të Evropës, nevojitet efikasitet dhe llogaridhënie më e madhe e autoriteteve shtetërore përgjegjëse
Nga Fondacioni Metamorfozis përkujtojnë për vlerësimet e tyre të vazhdueshme se ka shumë manipulime në opinion lidhur me termin gjuhë urrejtjeje si kategori ligjore, përkufizimin e tij dhe kompetencat për mbrojtje nga ky abuzim i lirisë së shprehjes. Sipas tyre, rezultati përfundimtar i këto manipulime, të cilat krijojnë mjegull rreth kuptimit të vetë termit, është mundësimi i mosndëshkimit të autorëve të dyshuar dhe zgjerimi i hapësirës për abuzime politike në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Ashtu si në të gjitha situatat e tjera, sa I përket kontekstit të negociatave me BE-në dhe përmbushjes së Marrëveshjes për Miqësi me Bullgarinë, është e rëndësishme që të përcaktohen qartë kriteret për trajtimin e kësaj vepre penale sipas standardeve të Këshillit të Evropës, si dhe komunikim i qartë me publikun për kriteret dhe rolet e të gjitha institucioneve të sistemit gjatë atij procesi, veçanërisht të atyre që janë pjesë e sistemit gjyqësor. Nevoja për rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies së organeve shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e qytetarëve në këtë drejtim për vite me radhë është pjesë e nevojave të shprehura përmes raporteve të progresit të përgatitura nga Komisioni Evropian”, thotë Filip Stojanovski nga Metamorfozis.
“Ky proces mund të përfshijë edhe plotësimin e legjislacionit përmes një procesi konsultimi dhe debati të gjerë publik që do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për kuptimin e vërtetë juridik të termit, duke inkuadruar drejtpërdrejt jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut nga Strasburgu, e cila është organi më i lartë gjyqësor për raste të tilla në sistemin juridik të vendit tonë”, thekson Stojanovski.
Në të njëjtën kohë, sipas Metamorfozis, procesi duhet të përfshijë edukimin e të gjitha palëve të përfshira për të gjitha aspektet e problemit, veçanërisht ato ligjore, sepse është konstatuar mungesë njohurish dhe ndërgjegjësimi pothuajse në të gjitha nivelet.
Filip Stojanovski, Fondacioni Metamorfozis, 2 shtator 2022
Fondacioni Metamorfozis që më parë vazhdimisht ka treguar se ka shumë manipulime në opinion lidhur me termin gjuhë urrejtjeje si kategori juridike, përcaktimin e tij dhe kompetencat për mbrojtje nga ky abuzim i lirisë së shprehjes. Rezultati përfundimtar i këtyre manipulimeve, me të cilat krijohet mjegull rreth kuptimit të vetë termit, është mundësimi i mosndëshkimit të autorëve të dyshuar dhe zgjerimi i hapësirës për abuzime politike në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ashtu si në të gjitha situatat e tjera, sa I përket kontekstit të negociatave me BE-në dhe përmbushjes së Marrëveshjes për Miqësi me Bullgarinë, është e rëndësishme që të përcaktohen qartë kriteret për trajtimin e kësaj vepre penale sipas standardeve të Këshillit të Evropës, si dhe komunikim i qartë me publikun për kriteret dhe rolet e të gjitha institucioneve të sistemit gjatë atij procesi, veçanërisht të atyre që janë pjesë e sistemit gjyqësor. Nevoja për rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies së organeve shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e qytetarëve në këtë drejtim për vite me radhë është pjesë e nevojave të shprehura përmes raporteve të progresit të përgatitura nga Komisioni Evropian
Ky proces mund të përfshijë edhe plotësimin e legjislacionit përmes një procesi konsultimi dhe debati të gjerë publik që do të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për kuptimin e vërtetë juridik të termit, duke inkuadruar drejtpërdrejt jurisprudencën e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut nga Strasburgu, e cila është organi më i lartë gjyqësor për raste të tilla në sistemin juridik të vendit tone.
Në të njëjtën kohë, procesi duhet të përfshijë edukimin e të gjitha palëve të përfshira për të gjitha aspektet e problemit, veçanërisht ato ligjore, sepse është konstatuar mungesë njohurish dhe ndërgjegjësimi pothuajse në të gjitha nivelet.
Komuniteti mediatik kërkon më shumë transparencë nga institucionet dhe zbatim e respektim joselektiv të legjislacionit dhe mekanizmave ekzistues ndërkombëtar dhe të vendit
Sipas pikëpamjeve të shprehura të organizatave profesionale dhe eksperte të medias, mund të konkludohet se ato janë unanime se gjuha e urrejtjes duhet të trajtohet brenda kornizës së përkufizimeve, dokumenteve, konventave dhe mekanizmave të pranuara ndërkombëtarisht që vendi është zotuar t’i respektojë (më së shumti përmenden mekanizmat e Këshillit të Evropës), si dhe legjislacionit ekzistues të vendit.
Megjithatë, mbizotëron mendimi se mekanizmat ligjorë zbatohen në mënyrë të pamjaftueshme dhe selektive, se organet kompetente nuk veprojnë në masë të duhur, duke krijuar një kulturë të mosndëshkimit.
Organizatat mediatike dhe ekspertët drejtojnë vërejtje për institucionet dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, të cilat i referohen mungesës së transparencës në të gjithë procesin e përcaktimit të kornizës së negociatave me BE-në dhe protokollit me Bullgarinë.
Një pjesë e tyre e konsiderojnë si kontestues rolin e Ministrive të Jashtme si një mekanizëm përmes të cilit do të zhvillohet trajtimi i gjuhës së urrejtjes në të dy vendet, pasi për këtë janë përgjegjës ministritë e brendshme dhe prokuroritë, apo rregullatori i medias.
Një pjesë e tyre, nga ana tjetër, e ngrenë çështjen e reciprocitetit në këto marrëdhënie, duke theksuar se, në opinion, politika shtetërore e Bullgarisë dhe deklaratat e shumë politikanëve të atjeshëm që mohojnë identitetin dhe gjuhën maqedonase, perceptohen si gjuhë e urrejtjes.
Organizatat mediatike dhe ekspertët vlerësojnë se në të gjithë procesin duhet pasur vaçanërisht kujdes që të mos shkaktohet “efekt ftohës” dhe të mos lejohet që një formulim i përgjithshëm i gjuhës së urrejtjes të ndikojë në lirinë e shprehjes dhe të mendimit, pra, të mos shkaktojë censurë.
Një pjesë e përgjigjeve ndaj këtyre dilemave, sugjerimeve dhe vërejtjeve të komunitetit profesional dhe ekspert mediatik, ndoshta do të ketë kur do të konkretizohen planet e veprimit, për të cilat flitet në përgjithësi në dokumentet e negociatave. Ata duhet të krijohen në të ardhmen.
Deri më tani, të dy shtetet nuk u treguan të jenë veçanërisht të shkathtë dhe transparentë në komunikimin me publikun. Duke vepruar kështu, ata shpeshherë linin hapësirë për ndikimin e spekulimeve, të narrativave të konfrontimeve, propagandës e bile edhe te narrativave dezinformuese, të cilat krijojnë polarizim dhe urrejtje shtesë.
Në ato veprime konkrete do të shihet nëse dhe në çfarë mënyre politika, diplomacia dhe institucionet do të krijojnë bashkëpunim me mediat, organizatat e tyre dhe sektorin civil në të dy vendet. Vallë do të gjejnë shtetet mënyra për të përmbushur kërkesat e tyre dhe për të adresuar rezervat dhe frikën rreth mundësisë së kërcënimeve ndaj lirisë së shprehjes? A do të krijohen mekanizma brenda shteteve, por edhe mes tyre, për të arritur përfshirjen dhe bashkëpunimin konstruktiv të të gjithë aktorëve?
Në të njëjtën kohë, është fakt se komunikimi mediatik dhe publik, veçanërisht në disa prej mediave online dhe në rrjetet sociale, është i distorzuar nga një rritje e madhe e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit. Përpjekjet e organizatave mediatike për të ndikuar në zvogëlimin e tyre përmes mekanizmave vetërregullues, dhe ndikimi i shtetit përmes veprimeve të institucioneve kompetente, qartazi nuk japin rezultate më të dukshme dhe kanë një efekt shumë të kufizuar.
Prandaj, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, mediave dhe sektorit civil brenda dy vendeve, por edhe ndërmjet tyre, nëse zhvillohet siç duhet, mund të jetë kyç për uljen e dëmeve të shkaktuara nga gjuha e urrejtjes. Pa atë bashkëpunim, lufta kundër këtij fenomeni shkatërrues do të jetë shumë më e vështirë. Kjo, siç është treguar deri më tani, do të ndikojë negativisht në përpjekjet për marrëdhënie të mira fqinjësore, e me këtë edhe në perspektivat evropiane të vendit.