IMA nesër promovon botimin “‘Propozimi francez’: Gjuhë e urrejtjes, dezinformata, manipulime mediatike (analiza mediatike)”

Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) nesër (30 shtator 2022, e premte) organizon promovimin e botimit “’Propozimi Francez’: Gjuhë e urrejtjes, dezinformata, manipulime mediatike (analiza mediatike). Promovimi do të mbahet në hotelin City Park në Shkup, me fillim në orën 12:00.

Analizat në botim evidentojnë karakteristikat dhe elementet e gjuhës së urrejtjes, dezinformimit dhe manipulimit mediatik që mbizotëruan në diskursin publik gjatë debatit për “propozimin francez”. Analizat pasqyrojnë mjedisin e komunikimit në vend në kontekst të kornizës së propozuar për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Për gjetjet e konstatuara nga analizat që janë pjesë e publikimit do të flasin Dr. Katerina Kollozova, Zoran Bojarovski, Dr. Sefer Tahiri, Zharko Trajanoski dhe Petrit Saraçini, i cili është edhe moderator i evenimentit.

Pas prezantimeve të autorëve, është planifikuar një diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në promovim.

Publikimi është pjesë e aktiviteteve të projektit të Institutit për Media dhe Analitikë IMA, i mbështetur nga European Endowment for Democracy (EED) nga Brukseli.