“Poligraf”: Mediat botuan fotografi dhe informacione të gabuara për drejtorin e ri të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Trajkovski

Pasi Qeveria njoftoi se ka emëruar Goran Trajkovskin për ushtrues të ri detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, disa media kanë publikuar lajmin me fotografi të ish-shefit të DAP-it, me të njëjtin emër dhe mbiemër.

Është publikuar edhe titull se “Ish- njeriu i parë i DAP, Goran Trajkovski do të udhëheqë Inspeksionin e Tregut”.

Po ashtu, u botua edhe një titull sensacionalist: “Lajmi i fundit: Qeveria si drejtor të ri të ISHT emëroi një personazh të njohur të kohës së Gruevskit”, i ilustruar me fotografi të Gruevskit dhe Goran Trajkovskit, ish-drejtorit të DAP-it.

Mirëpo, në këtë rast nuk bëhet fjalë për ish-drejtorin e DAP-it, Goran Trajkovski, por për një person tjetër me të njëjtin emër, me biografi dhe përvojë pune të ndryshme.

Më shumë media që publikuan fotografinë e gabuar janë korrigjuar dhe kanë ripublikuar një fotografi të Trajkovskit të vërtetë. Por, ato nuk gjetën fuqi për të kërkuar falje publike për gabimin.

Edhe ky rast tregon se verifikimi i fakteve po ngec në shumë media, gjë që çon në rritjen e mosbesimit të publikut ndaj mediave.