Poligraf: Dezinformatë është se Rusia nuk po lufton kundër Ukrainës dhe se po “çliron rajonet e saj nga okupimi”

Më 09.01.2023, disa media transmetuan deklaratat e Nikollaj Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, se “Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një konflikt midis Moskës dhe Kievit…” dhe “Ne nuk luftojmë kundër Ukrainës, sepse nuk mund ta urrejmë popullin e zakonshëm ukrainas”.

Mirëpo, këto pretendime të Patrushevit janë të pavërteta të dukshme. Siç thekson edhe Poligraf.info, “Rusia kreu invazion mbi Ukrainën në shkurt, pavarësisht mungesës së një kërcënimi të besueshëm nga Ukraina dhe NATO”. De

Gjithashtu, portalet Antropol dhe Veçer e transmetuan deklaratën e Patrushevit se “Rusia me një operacion special ushtarak po i çliron rajonet e saja nga okupimi…”.

Mirëpo, në rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së thuhet se “Rajonet e Ukrainës Doneck, Herson, Luhansk dhe Zaporozhje janë zona të cilat pjesërisht janë ose kanë qenë nën kontrollin e përkohshëm ushtarak të Federatës Ruse, si rezultat i agresionit, i cili cenon sovranitetin, pavarësinë politike dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Prandaj, deklarata e Patrushevit se Rusia po çliron rajonet e saj nga okupimi është një e pavërtetë e dukshme. Rusia po cenon kufijtë e Ukrainës, të cilat ajo vetë i njohu me marrëveshjen për kufirin shtetëror ruso-ukrainas të nënshkruar në vitin 2003 nga Putini.

Kjo nuk është hera e parë që Patrushev përhap dezinformata. Në maj 2022, ai pretendoi pa asnjë provë se “Polonia veç më po niset në aksion për pushtim të territoreve perëndimore ukrainase”, gjë që u dëshmua të jetë e pavërtetë.

Mediat kanë për detyrë të publikojnë informacione të verifikuara, dhe për këtë arsye nuk duhet të përhapin dezinformata nga përfaqësues zyrtarë rusë, të cilët kumtojnë të pavërteta të dukshme në funksion të propagandës së tyre.