Poligraf: Sulm propagandistik me foto të rreme ndaj ministres së Mbrojtjes Slavjanka Petrovska

Më 25.12.2022, portali Netpress botoi titullin sensacionalist “Ministrja Caci bëhet shllang” me fotografi të pretenduar të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Në lajm thuhet se “Petrovska çdo mëngjes ushtron në palestrën e fitnesit Kan në Kozle të Shkupit”, e cila “hapet vetëm për ministren Caci”.

Në fund të tekstit të publikuar në rubrikën “Maqedonia” thuhet se “Rubrika i kushtohet satirës politike dhe lajmi nuk duhet marrë si i vërtetë”. Por rubrika “Maqedonia” nuk është rubrikë për satirë, por rubrikë për lajme nga Maqedonia.

Përmbajtje e ngjashme është publikuar në rubrikën “qepë” të portalit “Hronika.mk” dhe është përhapur në rrjetet sociale nga profile anonime.

Në artikullin “Lajmi – qepë shërbeu si lajm i vërtetë se ministrja Petrovska shkon në fitnes” të datës 27.12.2022, Civil Media e vlerësoi rastin si “skemë e përpunuar e makinerisë propagandistike partiake”.

Më 06.01.2023, edhe Vërtetmatësi botoi se në Facebook “Përmes një fotografie të rreme po manipulohet se ministrja Petrovska shkon në fitnes dhe keqpërdor sigurimin zyrtar”, dhe konfirmoi se “fotografia e shpërndarë në postim nuk ka asnjë lidhje me ministren e Mbrojtjes”.

Nuk është hera e parë që lajmet e rreme të maskuara si “satirë” të përdoren për sulme të tilla ndaj ministres Petrovska në rrjetet sociale. Një sulm i ngjashëm u dokumentua nga kontrolluesit e fakteve në shtator të vitit 2022.

Prandaj, edhe ky sulm propagandistik ndaj ministres së Mbrojtjes mund të konsiderohet si një dezinformatë të radhës, qëllimi i të cilës është nxitja e komenteve negative për Petrovskën në rrjetet sociale dhe zvogëlimi i besimit në institucionin që ajo përfaqëson.