Instituti për Media dhe Analitikë IMA Shkup organizon Panel – diskutimin: “Dezinformatat ruse në Maqedoninë e Veriut: Narrativa dhe studime të rasteve”, i cili do të mbahet më 26 janar 2023 (e enjte) në “Brutalisk” në Shkup (Bul. Ilinden 38A), me fillim në ora 12.

Panelistët në këtë diskutim janë:

  • Rosana Aleksoska, menaxhere e programit “Lufta kundër lajmeve dhe narrativave të rreme”, Asociacioni Qytetar MOST – Narrativat kryesorë të dezinformimit dhe propagandës ruse
  • Zoran Bojarovski, gazetar dhe analist – Dezinformatat ruse dhe propaganda ortodokse
  • Zharko Trajanoski, drejtues i hulumtimeve në Institutin për Media dhe Analitikë IMA – Dezinformatat ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut – studime të rasteve

Moderator është Petrit Saraçini. Pas prezantimeve të panelistëve, është planifikuar një diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.