“Poligraf”: Promocion propagandistik i Milloshoskit, botohet lajm i vjetër sikur të jetë i ri

Disa portale, më 22.01.2023, botuan informacione të gabuara se deputeti Antonio Milloshoski është bërë “top temë në mediat greke”.

Portali “Markukule” botoi artikull me titullin: “Antonio Milloshoski tërboi grekët: Valëviti diellin nga Kutleshi në malin Olimp”. Portali “Deneshen” publikoi titullin: “MILLOSHOSKI TOP TEMË NË GREQI: E kuptoj dobët greqishten, por i kuptova, thotë ai, për flamurin me Diellin nga Kutleshi në Olimp”.

Por çfarë mund të konstatohet pas verifikimit të fakteve, a është e vërtetë se Milloshoski është top – temë në mediat greke pasi ka valëvitur  flamur me diellin nga Kutleshi në Olimp?

 

Deputeti Milloshoski këto ditë nuk është aspak top – temë në mediat greke. Nuk bëhet fjalë për ndonjë lajm të ri, por për lajm të vjetër të publikuar më 22.09.2014. Kjo mund të shihet nga skrinshoti i  Fejsbuk statusit të Milloshoskit, i cili më pas u zhduk nga faqja e tij në Fejsbuk.

Thënë shkurt, përsëri, disa media i mashtruan lexuesit, duke botuar lajm të vjetër sikur të jetë i ri, dhe duke i bërë kështu një promovim politiko-propagandist deputetit Milloshoski.