Nesër, Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel diskutimin: “Mediat dhe fushatat me dezinformim dhe gjuhë të urrejtjes kundër barazisë gjinore dhe seksuale” (29 qershor 2023, në Hotel City Park në Shkup, me fillim nga ora 12:00).

Panelistë në këtë diskutimi janë Dragana Drndarevska (Koalicioni Margjinat), Kire Vasilev, (Dialog – Qendra për Demokraci Deliberative), David Tasevski (Qendra Queer në Shkup), Viki Mlladenova (doktorante e studimeve ndërkombëtare në Universitetin e Studimeve Orientale në Napoli) dhe Zharko Trajanoski (drejtues i hulumtimeve në Institutin për Media dhe Analitikë IMA).

Moderator i evenimentit është Petrit Saraçini. Pas prezantimeve të panelistëve, është planifikuar diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.