Nesër (e hënë 30.10.2023, ora 12), Instituti për Media dhe Analitikë IMA në hotelin Siti Park në Shkup e promovon publikimin “Brenda (jashtë) fokusit të mediave: Institucionet demokratike, sundimi i ligjit dhe reformat në administratën publike” – raport i monitorimit të mediave për temat: “institucionet demokratike”, “sundimi i ligjit” dhe “reforma e administratës publike”, pasuar me panel – diskutim.
Në eveniment do të drejtohet ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.S Veronik Hulman. Në kuadër të panelit, do të diskutojnë Sllavica Gërkovska – zëvendës-kryetare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Aleksandar Kërzhallovski – drejtor i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Dr. Katerina Kollozova – drejtore e Institutit për Shkenca Sociale dhe Humane – Shkup (IShSHSh) dhe Zharko Trajanoski – drejtues i hulumtimeve në IMA. Moderator i evenimentit është Petrit Saraçini. Pas prezantimeve të panelistëve, është planifikuar një seancë diskutimi/pyetje-përgjigje me mediat, pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.
Evenimenti është pjesë e aktiviteteve të projektit “Përmes depolarizimit deri në institucione demokratike, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse: Kontributi i shoqërisë civile”, i cili zbatohet nga Instituti për Shkenca Sociale dhe Humane – Shkup, Instituti për Media dhe Analitikë IMA, Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) dhe Shoqata e Qytetarëve për Sëmundje të Rralla “Jeta me Sfida”. Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Qeveria e Zvicrës përmes programit CIVICA Mobilitas. Qëllimi i projektit është dialogu kritik dhe i informuar, monitorimi, analiza dhe avokimi i politikave, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve të pushtetit ekzekutiv për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
—
#демократски_институции #institucione_demokratike #democratic_institutions #CivicaMobilitas