A do të ketë dënime dhe ndëshkime për gjuhën e urrejtjes raciste, seksiste dhe ksenofobike në ndeshjen e futbollit në Shkup?

Instituti për Media dhe Analitikë IMA dënon gjuhën e urrejtjes raciste, seksiste dhe ksenofobike para dhe gjatë ndeshjes së futbollit në Shkup ndërmjet përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

IMA u bën thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa ndëshkuese, si dhe masa të tjera që me të cilat do të parandalohet përsëritja e gjuhës së urrejtjes.

IMA u bën thirrje politikanëve dhe mediave që të dënojnë publikisht gjuhën e urrejtjes raciste, seksiste dhe ksenofobike në ndeshjen e futbollit në Shkup.

Më 26.09.2022 në Shkup, më tepër media kanë raportuar se himni kombëtar bullgar është përcjellë me fishkëllima para fillimit të ndeshjes dhe se ka pasur “thirrje të pakëndshme”. Për krahasim, pas ndeshjes së parë në Razgrad para disa muajsh, gazetarët e sportit vunë re : “Ndeshja kaloi në një atmosferë të qetë, e për të shënuar është gjesti i publikut vendas, i cili e përshëndeti me duartrokitje intonimin e himnit maqedonas”.

Një pjesë e mediave i vuri thirrjet me mesazhe raciste, seksiste dhe ksenofobike në titujt e tyre ( “Bullgarë-tatarë”, “bullgarët pi*a” dhe “ciganë” jehonte në stadiumin “Todor Proeski” Lokalno / Bullgarët kritikojnë me zë të lartë: Në Shkup ata këndojnë “Tatarët, Tatarët.. dhe pi*at bullgarë” Sport klub).

Mesazhe të tilla raciste, seksiste dhe ksenofobike u dënuan publikisht nga disa politikanë bullgarë , reagimet e të cilëve u raportuan në mediat bullgare dhe shkaktuan një valë të re të gjuhës së urrejtjes me bazë etnike në rrjetet sociale.

Rikujtojmë, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Pahijshme në Garat Sportive, nën dhunë dhe sjellje të pahijshme në garat sportive konsiderohet (neni 3) dhe “futja dhe shfaqja e transparentëve, flamujve dhe objekteve të tjera me tekst, imazh, shenjë ose shënjime të tjera, si dhe këndimi i këngëve ose dërgimi i mesazheve që provokojnë dhe nxisin urrejtje ose dhunë në bazë të përkatësisë racore, kombëtare dhe fetare ose në bazë të karakteristikave të tjera”. Gjithashtu, “organizatori i garës sportive është i detyruar të sigurojë një numër të mjaftueshëm të rojeve të sigurisë me qëllim të “parandalimit të futjes së transparentëve ​​dhe simboleve që nxisin jotolerancë racore, kombëtare, fetare apo të tjera” dhe “tërheqje vërejtjeje, gjegjësisht largim të spektatorëve, të cilët duke kënduar këngë ose duke dërgim të mesazheve fyese, mund të shkaktojnë dhe të nxisin urrejtje në bazë të përkatësisë racore, kombëtare dhe fetare” (neni 7). Ligji për Parandalimin e Dhunës dhe Sjelljes së Pahijshme në Garat Sportive parasheh edhe gjoba dhe sanksion kundërvajtjeje për ndalesë për hyrje dhe prezencë në gara sportive.

Bazuar në disa raporte të Komisionit Evropian kundër racizmit dhe jotolerancës në sport, tërhiqet vërejtje se “ka lidhje të forta midis grupeve të dhunshme të tifozëve të futbollit dhe organizatave të ekstremit të djathtë, të cilat, nga ana tjetër, kanë lidhje me politikanët nacionalistë dhe krimin e organizuar”. Rezoluta e Parlamentit Evropian këmbëngul në një “qasje të zero tolerancës” ndaj racizmit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës në sport dhe i bën thirrje Komisionit, shteteve – anëtare dhe vendeve kandidate të miratojnë masa efektive për të promovuar inkluzivitetin, për të luftuar diskriminimin dhe për të eliminuar sjelljen raciste dhe ksenofobike në terrene sportive dhe në tribuna.

Gjuha e urrejtjes përmendet edhe në  Protokollin  e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, i themeluar në bazë të nenit 12 të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë:

 Shtetet konfirmojnë detyrimin për të marrë masa kundër çdo lloj gjuhe të urrejtjes dhe përcaktojnë Ministritë e Punëve të Jashtme për kontakt dhe për informim të institucionet kompetente për identifikimin e përbashkët të rasteve të tilla, në mbishkrimet në ndërtesat dhe monumentet publike, përmbajtjet në tekstet dhe programet mësimore, si dhe në hapësirën publike.

Shtetet do të krijojnë, pa vonesë, një procedurë të përshtatshme dhe hapa konkretë për të marrë masa të shpejta dhe efektive gjatë identifikimit të rasteve të tilla.

Të dy shtetet do të marrin masa efektive për të parandaluar propagandën keqdashëse nga institucionet dhe agjencitë dhe do të dekurajojnë aktivitetet e subjekteve private, që synojnë nxitjen e dhunës, urrejtjes apo aktivitete të tjera të ngjashme, të cilat do të dëmtonin marrëdhëniet e tyre.” (shih më shumë në Negociatat me BE-në dhe marrëveshja me Bullgarinë: Organizatat mediatike mbështesin luftën kundër gjuhës së urrejtjes, kritikat ndaj mënyrës së zbatimit dhe transparencës).

Fatkeqësisht, në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të mosndëshkimit dhe mosparandalimit të gjuhës ekstreme të urrejtjes në ndeshjet sportive edhe kur kishte paralajmërime se kjo mund të përsëritet (shiko A e meritonte një përkulje nga futbollistët brohoritja me gjuhë ekstreme të urrejtjes në ndeshjen Shkupi – Dinamo?, Koalicioni i fansave të urrejtjes: Gjuha e urrejtjes me thirrje për vrasje etnike ).

Gjuha e urrejtjes para, gjatë dhe pas garave sportive shkakton dëme të shumëfishta, andaj IMA u bën thirrje institucioneve kompetente dhe federatave sportive që të marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe ndëshkimin e gjuhës së tillë të urrejtjes.