Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizon panel – diskutimin: “Liria e medias përballë presioneve politike dhe propagandës, dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes: Si më tutje?”, i cili do të mbahet më 18 maj 2023 (e enjte) në hotelin City Park në Shkup, me fillim në ora 12.

Panelistë në këtë diskutim janë:

  • Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë SHGM
  • Dragan Antonovski, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Informative Mediatike MIA
  • Arta Tahiri, redaktore e lajmeve në Televizionin Alsat
  • Atanas Kirovski, gazetar, ish-drejtor dhe kryeredaktor i Televizionit Telma dhe korrespondent i BBC

Pas prezantimeve të panelistëve, është planifikuar një diskutim me pjesëmarrësit dhe të pranishmit në ngjarje.