Projekt për themelimin dhe aktivitetet bazë të Institutit për Media dhe Analitikë IMA

Në qershor 2022, IMA filloi zbatimin e projektit 18-mujor (01 qershor 2022 – 30 nëntor 2023) që financohen me grant të European Endowment for Democracy (EED) nga Brukseli. Granti synon të mbështesë themelimin e Institutit për Media dhe Analitikë IMA dhe prodhimin e përmbajtjeve cilësore mediatike, duke u angazhuar në promovimin e lirisë së medias. Aktivitetet e projektit synojnë formimin e një ekipi autorësh të jashtëm dhe prodhimin e analizave me cilësi të lartë, ndërtimin dhe hapjen e faqeve të internetit, profileve dhe faqeve të IMA në rrjetet sociale, prodhimin e përmbajtjeve mediatike dhe promovimin e IMA-s në opinion, prodhimin e publikimeve kuartale, organizimin e ngjarjeve publike, ndërtimin e partneriteteve me media të tjera dhe organizata civile, si dhe vendosje të bashkëpunimit me institucionet përkatëse shtetërore.