Projekt – TV emision për ekspozimin e dezinformatave dhe lajmeve të pasakta

Në shtator 2022, IMA nënshkroi marrëveshje për grant të vogël me Ambasadën e SHBA në Maqedoninë e Veriut për të zbatuar një projekt 9-mujor (shtator 2022 – maj 2023) për produksion dhe transmetim të 24 episodeve të emisionit javor televiziv “Poligraf”, për të ekspozuar dezinformatat dhe lajmet e pasakta, që u realizua në bashkëpunim me Televizionin kombëtar Alsat. 24 episode të projektit u transmetuan në prime time – çdo të hënë në orën 19:45, menjëherë pas lajmeve kryesore, kurse reprizat transmetoheshin çdo të enjte në programin e mëngjesit të TV Alsat. “Poligraf” u rendi në top tre emisionet më të shikuara në TV Alsat, me një mesatare prej rreth 80 mijë shikues për emision, gjë që dëshmon suksesin e projektit dhe tregon se audienca e përgjithshme është e interesuar për zbulim të dezinformatave. Po ashtu, rreth 140 storie të “Poligrafit” u ribotuan nga rreth 20 portale të njohura në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Categories: